Rreth 10 milionë euro ka ndarë qeveria e Luksemburgut për ta vënë në funksion sistemin informativ shëndetësor për një periudhë dhjetëvjeçare. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar tetë vjet nga dhënia e këtij donacioni, ky sistem ende nuk funksionon. Sipas një raporti të Auditorit, 417 mijë euro të këtij projekti kanë shkuar “diku tjetër”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Tashmë dy dekada nga përfundimi i luftës në vend për shëndetësinë kosovare janë dhënë dhjetëra miliona euro nga donatorët, përderisa zhvillimet në këtë sektor nuk kanë qenë pozitive.
Syla: Donacionet nuk kanë qenë në funksionin tonë
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se ndonëse ka pasur donacione për shëndetësinë në Kosovë, nuk ka pasur ndonjë përmirësim të sistemit shëndetësor. Sipas tij, disa nga donacionet nuk kanë qenë as në funksion të qytetarëve. “Ka pasur shumë investime, janë të gjithë dëshmitarë. Shpesh ato donacione nuk kanë qenë pothuajse në funksionin tonë. Nuk kemi ndonjë përmirësim të bazuar në ato donacione”, ka thënë ai.
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...