Lutfi Haziri: Dialogu është i vetmi mjet që zgjidhë problemet me Serbinë

10:45 | 20 Shkurt 2019
V. S.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka mbajtur një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë krerë të pozitës dhe opozitës si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i Norvegjisë.

Lutfi Haziri nga LDK theksoi se dialogu është i vetmi mjet që zgjidhen problemet me Serbinë

“Dialogu duhet të ndërtohet mbi baza të parimeve dhe rezultati duhet të jetë i ditur. Legjitimitetin për dialogun e kemi kërkuar nga viti i kaluar për të zgjidhur këtë problem sepse nuk mund të zgjidhen probleme me fqinj tonë që po na bënë probleme me politika të shpejta që na kanë shkaktuar defekte të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij numrat e përcaktojnë legjitimitetin.

“Nuk ka shumicë politike që ndërton konsensus më të gjerë për zgjidhjen e problemeve. Duke pasur parasysh interesin e vendit LDK ka ofruar legjitimitetin dhe dialogun që nënkupton rishikim të institucioneve dhe strukturë së dialogut. I lus partitë në qeverisje le të mbyllen brenda zyrave të tyre dhe ta zgjedhin çështjen e tyre politike sepse nuk mund të vijnë tek opozita me 6 qëndrime të ndryshme. Kur janë bashke kanë një qëndrim kur vijnë veçmas kanë qëndrime të ndryshme. Kërkesat e LDK janë të pa negociushme. Po ashtu konsideronte të drejt që legjitimiteti dhe dialogu është oferta e fundit që i jep zgjidhje problemeve. Dhe në fund presidenti duhet ta ofroj për zgjedhje pas përmbylljes së dialogu në mënyrë që ta kemi të qartë që të merremi me çështje të brendshme”, ka thënë ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/384178915701506/?notif_id=1550652005752166&notif_t=live_video_explicit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme