Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuaj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Ministria e Mjedisit.
Neritan Tira Drejtor Ekzekutiv i Coca Cola HBC Kosova tha se do ta mbështes këtë projekt dhe nëse punojmë se bashku asgjë nuk është e pamundur.
“Nuk është e lehte dhe për këtë kërkohet mbështetje nga të gjithë, njerëzit duhet të bëjnë pjesën e tyre duhet ricikluar duhet të sigurohemi qe ky ambalazh mos të shkoj atu ku nuk duhet të jete. Ndaj si kompani jemi për të mbështetur të behet menaxhimi i mbeturinave dhe të ndryshohet vetëdijesimi i qytetarëve. Nëse ne punojmë se bashkë për zgjedhjen e këtij problemi asgjë nuk është e pamundur”, tha ai.
Merlinda Beu Muçaj, Drejtoreshe e Green Art Center tha se ftojmë të gjithë të rinjtë ti ndajnë mbeturinat për riciklim dhe të krijohet një kultura për të rinjtë e ardhshëm.
“Sot jemi të pranishëm për ta lansuar një kampanje qe do të ndihmoje në ngritjen e vetëdijesimin për qytetarët. Ftojmë të gjitha qytetarët dhe të rinjtë ti ndajnë mbeturinat dhe të krijojnë në kultura për të rinjtë e ardhshëm”. Tha ajo.
Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi thotë se, ministria e mjedisit do të jetë mbështetëse e këtij projekti dhe shumë projekteve të tjera të kësaj natyre.
“ky projekt është i rëndësishëm. Dhe shume i mirëpritur, krahas kësaj ën fushën e menaxhimit bashke me GIZ-in, kemi leshur një grand 17 mijë eurosh për mbështetje ne rrugën tonë të përbashkët për krijimin e një ambienti sa më të pastër ju siguroje sot se ministria e mjedisit do të jetë mbështetëse e këtij projekti dhe shumë projekteve të tjera të kësaj natyre”, tha ministri.
E Xhafer Tahiri Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, ka thënë se një prej detyrave tona kryesore është të lajmë një ambient më të pastër për gjeneratat e tjera pas nesh.
“Aktualisht qyteti i Vushtrrisë po behet lider për ndarjen e mbeturinave falënderoj te gjithë që i dhanë mbështetje këtij projekti. Vërtet qe një prej detyrave tona themelore është të lemë një ambient më të pastërti për gjeneratat e tjera pas nesh. Falënderoj korporatën cola cola dhe ftoj te gjitha korporatat të na mbështesin. Si komunë duhet të nga Hohemi bashkë me ministrinë që të kemi një riciklim të mbeturinave”, tha tahiri.
Ndryshe, Implementimi i projektit do të fillojë në mars deri në nëntor të vitit 2019. Ky projekt do të implementohet nga organizata joqeveritare green art center ne këto lokacione. Qendra e studenteve më Prishtinë, Kolegji AAB RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë. Në të gjitha lokacionet në do të shpërndajmë shporta të vogla dhe të mëdha për mbledhjen e shisheve të plastikes dhe kanaqeve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/270217347233291/?notif_id=1552896713185111¬if_t=live_video_explicit
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...