Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, që kohëve të fundit ka qenë shumë aktiv në debatin për procesin e dialogut Kosovë-Serbi në një intervistë për KALLXO.com ka folur edhe për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.
Sipas tij, kjo kauzë nuk është e Hashim Thaçit, por se fillimisht ka qenë e tij. Ai kujton se më 2013 është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve.
“Presidenti Hashim Thaçi i është bashkëngjit opsionit tim për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Lindje të Kosovës. Më 2011 unë kam dalë publikisht me propozim ndërsa më 2013 i kam propozu Kuvendit rezolutë e cila është miratu me konsensus nga të gjithë partitë politikë shqiptare. Prej atëherë unë asnjëherë s’jam ndalë në kauzën për bashkimin e Luginës së Preshevës, në përputhje me referendumin e shprehur, me u zbatu edhe në nivel të brendshëm e të ndërkombëtar”, tha Haziri për KALLXO.com
Sipas tij, Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka zbatuar rezolutën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013.
“Unë kam kërku që kjo rezolutë me u zbatu. Asnjëherë, fatkeqësisht edhe si kryeministër z. Thaçi nuk e ka zbatu, nuk e ka marrë për bazë këtë rezolutë, sepse i kish ndihmu shumë”, tha Haziri në intervistën e dhënë për KALLXO.com.
Megjithatë, Haziri nuk i konsideron si vjedhje të kauzës deklaratat e Thaçit, por thotë se e mirëpret ardhjen e tij si president në këtë ide.
Madje sipas tij, Kosova nuk ka nevojë as për rezolutën propozuar nga opozita e as nga përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, por thotë se është dashtë që rezoluta e vitit 2013 të zbatohet.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...