Haradinaj mbledh ministrat, Avdullah Hoti numëron vendimet kundër kushtetuese të Qeverisë

15:34 | 26 Korrik 2019
V. S.

Mbledhja e Qeveris e mbajtur sot nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngritur reagime.

Kjo mbledhje tregon edhe një herë mungesën e kompetencave të Kryeministrit në dorëheqje, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në facebook, Hoti ka numëruar vendimet e kundërligjshëm e kundërkushtetues.

Postimi i plotë:

Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me 5 zëvendëskryeministra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë.

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kundërligjorë e kundërkushtetues:

– falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,

– ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

– urdhërimi i prokurorit se si të veprojë në një rast hetimor,

– shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

– shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

– vendimi, e më vonë tërheqja e atij vendimi, për shpronësim të një objekti privat,

– vendimi për dhënien e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme