Google ADS

Haki Abazi: Presidenti fajtor për dështimet e Kosovës

10:53 | 20 Nëntor 2018
V. S.

 

Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka filluar reagime të ndryshme se kush ishte fajtor për këtë shkak.

Analisti i çështjeve politike Haki Abazi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Presidenti aktual Hashim Thaçi është fajtor për dështimin e Kosovës dhe për dialogun mashtruese.

“Qeveria duhet te largohet pas dështimit te liberalizmit te vizave dhe anëtarësimit ne Interpol. Thaçi është fajtori për dështimet e Kosovës dhe per dialogun mashtrues. Krimi i organizuar dhe rrjetet kriminale te trafikimit me njerez dhe mjete narkotike, jane problemë globale dhe duhet luftuar me mekanizma global”.

Tutje ai ka dhëne disa arsyet që Serbia i ka pasur për mos anëtarësimin Kosovës në Interpol.

“ Serbia është e interesuar qe ne Kosove te lulëzoje krimi dhe korrupsioni qe Kosova te mos behet shtet i forte kurrë dhe t ejet ei udhëhequr nga nejrez qe kane probleme me ligjin. Kjo është arsyeja pse po lobon kundër anëtarësimit te Kosovës ne Interpol. Anëtarësimi i Kosovës ne Interpol dhe pastrimi i skenes poiltike nga korrupcioni krimi e rrezikon seriozisht klasen politikë, policore e ushtarake te Serbisë. Pranimi i Kosoves ne Interpol eshte fillimi i demokratizimit dhe pastrimit te Serbisë si pasoje dhe gjetjes se krimineleve te luftës”, a shkruar Abazi.

Kujtojmë se edhe pas dy raundeve të votimit Kosova nuk ka mundur të anëtarësohet sot në Interpol./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme