Gjatë persona kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme në Koshtovë të Mitrovicës.
Në këtë fshat po protestohej për deponin e mbeturinave që kompania “Uniteti” e menaxhon. Drejtori që e menaxhon kompaninë “Uniteti” Gazmend Morina bashkë me një koleg të tij janë rrahur me protestuesit. Lëndime kanë pësuar këta dy dhe katër protestues.
Këtë e ka konfirmuar Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës për arbresh.info.
“Ka ndodhur përleshje mes banorëve (protestues) dhe zyrtarëve të kompanisë Uniteti. Gjashtë persona të lënduar, katër banorë të fshatit dhe dy zyrtarë të kompanisë, drejtori dhe një tjetër”, ka thënë Avni Zahiti.
Tutje Zahiti ka thënë, se policia ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
“Rasti po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupore” dhe “dëmtim i pronës”- aty është dëmtuar një veturë e zyrtarëve të kompanisë. Personat e intervistuar janë liruar nga ana e policisë. Po ashtu janë intervistuar edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, banorët janë ankuar se kompania nuk po e mirëmban këtë deponi të mbeturinave, sipas tyre po kundërmon”, ka përfunduar Zahiti. /arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...