Ani pse qëndrimet e tyre të kundërta lidhur më kufijtë e Kosovës tashmë janë të ditur edhe botërisht, shkuarja e presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme nuk besohet se mund të ketë ndonjë prapavijë tjetër përveç takimeve të cilat tashmë janë aranzhuar për qëllime të caktuara.
Të paktën kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend.
Politologu Ramush Tahiri, në një përgjigjej për arbresh.info, ka thënë se takimi i Bratisllavës është takimi multilateral, ndërsa vizita e kryeministri Haradinaj në Gjermani është për të diskutuar lidhur më takimin e 1 korrikut në Paris.
Por Tahiri nuk e përjashton mundësin që presidenti Thaçi gjatë vizitës në Bratisllavë të takohet më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kryeministri dhe Presidenti s’kanë qëndrime të njëjta për një çështje siç është marrëveshja më Serbinë, njeri thotë se duhet të bëjmë kufij të ri në baza etnike dhe tjetri thotë se marrëveshja duhet të bëhet në kufijtë ekzistues. Po shkojnë në takime të ndryshme. Takimi në Bratisllavë është takim me karakter multielateral dhe s’ka të bëjë më Kosovën ose që Presidenti ose Kryeministri po shkojnë për me marr mbështetje lidhur më qëndrimet e tyre. Ne ende si dimë qëndrimet e Gjermanisë sepse qëndrimet do t’i shohim në fund. Kjo është viziëa zyrtare e Kryeministrit, është e aranzhume. Normalisht se ai ka mi shpreh qëndrimet tij qysh mu zgjidh marrëveshja. Ne kemi disa opsione. Kjo e presidentit Thaçi është multialaterale pasi që kanë shkuar para tij edhe presidentët e tjerë. Ai me siguri mund të takohet më Vuçiqin”, ka përfunduar Tahiri.
Ndërsa analisti tjetër Mazllum Baraliu duke mos komentuar shkuarjen e Presidentit në Bratisllavë, ka folur për vizitën e Kryeministrit në Gjermani.
Sipas tij, është mjaft e rëndësishme për Kosovën, takimi i Kryeministrit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para samitit të Parisit i cili do të mbahet në korrik.
“Në radhë të parë ftesa e Gjermanisë njëra nga shtetet themeluese të BE-së dhe ndër më të rëndësishmet në botë është ftesë e rëndësishme dhe domethënëse, për më tepër është një lloj vlerësimi i momentit për tu përgatitur për takimin në Paris. Unë mendoj se është pozitive përderisa ka përkrahje ndaj Kosovës për fazën e fundit të dialogut, por pa kushte. Është e arsyeshme dhe e dobishme shkuarja e kujtdo qoftë në Berlin, po shpresojmë se do të jetë një takim i rëndësishëm”, ka përfunduara Baraliu.
Ndryshe pas takimit me Kancelaren gjermane, kryeministri Haradianj ka treguar se në takim kanë diskutuar përmarrëveshjen përfundimtare me Serbinë si dhe për çështjen e vizave.
Ndërsa Presidentit para nisjes për në Bratisllav ku do të marr pjes në Forumin Ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, tha se në këtë forum do të diskutohet për të arriturat e Kosovës pas pavarësisë si dhe për dialogun Kosovë-Serbi./V.Selimi/Arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë