Albert Krasniqi: Shteti kapitulloi përballë krimit

17:09 | 15 Gusht 2018
V. S.

Albert Krasniqi, hulumtues në  KDI, dorëheqjen e prokurorëve e ka quajtur kapitullim i shtetit përballë krimit.

Përmes një shënim në Facebook, Krasniqi ka ironizuar me organet qeveritare kur deklaronin se pagat po i rrisnin për prokurorët jo për vete.

Postimi i plotë:

Qeveria thoshte se pagat nuk po i rriste për vete, por për gjyqtarët dhe prokurorët që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sot prokurorët po japin dorëheqje dhe po i lënë edhe pagat e larta, vetëm për të shpëtuar kokën prej kriminelëve që po i kërcënojnë.

Sistemi i drejtësisë i pafuqishëm të mbrojë vetën lëremë qytetarët.

Qeveria shpenzon para të buxhetit të shtetit me të vetmin qëllim – rritjen e klientelizmit.

Kjo nuk mund të quhet ndryshe përveçse kapitullim i shtetit përballë krimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme