Një vrasje e përgjakshme është shkaktuar në orën 20:40, para një ndërtese në rrugën “Rückertstrasse” të Berlin-Chalotenburg, ku një person është qëlluar me armë zjarri në rrugë të hapur, mbrëmjen e së shtunës. Motivi i vrasjes mbetet i çuditshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas policisë, viktima është shtetas 47-vjeçar shqiptar. Blendi G. thuhet se është vrarë me një të shtënë nga afërsia. Detaje më të hollësishme, policia gjermane nuk jep për momentin.
Sipas hetimeve fillestare, si duket sulmuesi viktimën e ka pritur para shtëpisë. Dyshohet se viktima 47-vjeçare ka ardhur ndoshta nga stacioni i metrosë, rrugës për në shtëpi, në rrugën “Schillerstrasse”.
Sulmuesi i dyshuar 60-vjeçar, gjithashtu një shtetas shqiptar, gjithashtu ka ndërruar jetë. “Pas kryerjes së krimit, ai armën e ka drejtuar në vetevete”, shpjegon një zëdhënës i policisë, transmeton Albinfo.ch. Pas pak kohësh, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të afërt, nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.
Forenzika dhe komisioni i 7-të i vrasjeve, rastin e kanë hetuar deri në orët e vonshme. Në vendin e ngjarjes, ata gjetën një armë dhe ndaj kufomave është paraparë një obduksion.
“Motivet janë krejtësisht të paqarta”, thotë zëdhënësi i policisë, informon Albinfo.ch.
Pasi që rruga ishte ende relativisht e frekuentuar në kohën e krimit, hetuesit shpresojnë se dëshmitarët e kanë parë krimin. Policia nuk përjashton mundësinë që motivi i krimit është privat. Të dy shqiptarët kanë qenë të regjistruar me një adresë në Berlin, njofton Albinfo.ch.
Blendi G., i cili është rritur në Tiranë, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë: Një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. Ai ishte një roje sigurie në një dyqan veshjesh në Kudamm. Personat që e kanë njohur, nuk mund ta shpjegojnë aktin e përgjakshëm. “Ai ishte një djalë i mirë dhe nuk kishte ndonjë armik”, pohon një mik i ngushtë i shqiptarit të vrarë.
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...