Qeveria do t’i shpenzojë rreth 60 milionë euro për FSK-në

07:34 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në projekt buxhetin e propozuar nga Qeveria për vitin 2019 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë paraparë të shpenzohen 58 milionë euro e 688 mijë e 60 euro.

Prej kësaj shume, vetëm për paga dhe mëditje janë paraparë 23 milionë e 459 mijë e 849 euro.

Ku gjithsej, numri i punëtorëve në këtë institucion është 3 mijë e 480 euro.

Pos për paga dhe mëditje, një shumë e madhe e këtij buxheti është paraparë të shkojë në shpenzime kapitale e cila kap shumën prej 22 milionë e 208 mijë e 966 euro.

Ndërsa, për mallra dhe shërbime për vitin 2019 janë planifikuar afër 13 milionë euro.

Ndërsa, për vitin 2010, në vlerësimet e buxhetit për këtë ministri janë paraparë total 61 milionë e 631 mijë e 163 euro, kurse për vitin 2021 kjo shumë do të rritët në 66,603,867.

Në planin buxhetor për FSK-në, janë planifikuar edhe detaje të tjera si për municion, automjete taktike, radio pajisje taktike, pajisje për kërkim shpëtim, ndërtim i objekteve të rojës në kazermat e FSK-së e të tjera.

Për automjete taktike total shpenzime në vitin 2019 janë paraparë 2 milionë e 120 mijë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme