Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të KEDS-it, sa janë në tërë Kosovën, sot pritet të futen në grevë njëditore, prej orës 8.30 deri 16.30, ndërsa protesta po në këtë ditë, do të mbahet prej në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Punëtorët e KEDS-it kanë kërkesa për ngritjen e pagave nga 150 euro në pagën bazë dhe zbatimi i kontratës kolektive.
Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje të punëtorëve në këtë kompani.
“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë një ditore të punëtorëve të KEDS-it në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.
Ai shtoi se me kërkesat e punëtorëve, në javët e para të muajt gusht ku u mbajtën grevat një orësh në çdo distrikt – ishin paralajmëruese, që nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, do të jenë të detyruar të shkojmë në greva të përgjithshme.
Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar për nesër të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka theksuar se përmes kësaj greve do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari