Paqartësitë rreth datës së përfundimit të vitit shkollor 2018/2019 në nivelin e arsimit parauniversitar vazhdojnë ende. Bazuar në kalendarin e vitit shkollor 2018/2019 mësimi përfundon më 21 qershor, ashtu siç po kërkon edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Mirëpo, muaj më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që mësimi të shtyhet deri më 28 qershor, për shkak të orëve të humbura gjatë grevës në arsim.
Arbresh.info ka vizituar sot shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë për ta parë nëse është duke u mbajtur mësim.
Drejtoresha e Shkollës fillore në “Meto Bajraktari”, Vjollca Gashi ka thënë se, në këtë shkollë është mbajtur mësimi dhe do të vazhdojë deri më datën 28 qershor.
Gashi gjithashtu thotë se numri i nxënësve është minimal, pasi që disa nxënës kanë marrë lejë për të shkuar në pushime.
“Po është duke u mbajtur mësimi prej orës së parë kanë filluar me mbajt numri i nxënëseve ka qenë minimal të gjithë nxënësit nuk kanë ardhur, sepse kanë shkuar në pushime dhe kanë kërkuar leje. mësimi do të mbahet edhe në ditët e tjera deri më 28 qashtu qysh e kemi në kalendar”, thotë Gashi.
Por ndryshe thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për arbresh.info ka thënë se deri më tani është duke u respektuar vendimi i Këshillit Drejtues, dhe sipas raporteve pjesa dërmuese e shkollave e kanë përfundu vitin mësimor me 21 qershor.
“Ndër raportet tona të para është duke u respektuar këshilli drejtues dhe sipas raporteve tona pjesa dërmuese shkollave veç e kane përfundu vitin mësimor me 21 qershor ashtu siç thotë e kalendari i MASHT-it. Por sot jemi në kontakte edhe njëherë nëse eventualisht kemi raporte se diku nuk është respektuar do të komunikojmë me media, por nga shënimet e para të ditës pjesa dërmuese e komunave të Kosovës e kanë respektuar vendimin e vet dhe të këshillit drejtues dhe viti mësimor ka përfunduar me 21 qershor. Kuptohet mësimdhënësit dalin në detyrë pune për të bërë atë pjesën administrative, takimet, mbledhjet, dhe për tu përgatitur për ta komunikuar suksesin e nxënëseve. Por kjo është momentalja deri më tani nëse do të del ndonjë shkollë që ka vazhduar punën ne do ta bëjmë publike patjetër”, tha Jasharaj./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...