Në Berlin, Kosova shpreson për pajtim dhe njohje në kufijt ekzistues

13:38 | 18 Prill 2019
arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pret që në Berlin të ndodhë pajtimi dhe njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Samiti në Berlin e ka ndryshu dinamikën edhe hetohet në qëndrime. Nuk duhet të marrim diçka si finale. Është një energji e re që po ndodhë në prag të Samitit. Janë pozicione nga palë të ndryshme, dhe ajo që duhet të ndodhë është pajtimi,” është shprehur Haradinaj para gazetarëve, raporton arbresh.info.

Sipas tij, në këtë pajtim të rezultojë njohja në kufijtë ekzistues dhe të rivendosen marrëdhëniet ekonomike, tregëtia e lirë.

“Pajtimi nuk do të thotë harresë,” ka shtuar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme