Kurti flet për Presidentin në Davos: Dialogu i tij është pazar

13:44 | 24 Janar 2019
arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se dialogu i presidentit, Hashim Thaçi është “Pazar” për Gjykatën Speciale.

 “Duhet të kuptojmë të gjithë së dialogu i presidentit nuk është dialog por pazar dhe së dyti nuk është dialog për Kosovën po për Gjykatën Speciale,” është shprehur Kurti për arbresh.info, derisa është pyetur për zhvillimet rreth dialogut dhe pjesëmarrjen e Thaçi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bashkë me liderë të shumtë botërorë.

Kurti shton se presidenti Thaçi këtë po e bënë për interesa personale.

“Interesi,  qëllimi dhe motivi i tij janë personal dhe nuk kanë të bëjnë me fatin e shtetit popullit, shoqërisë sonë, por kanë të bëjnë me atë se si do të mund ta evitojë ai Gjykatën Speciale të cilën padrejtësisht na e solli vet duke ua përdredhur duart deputetëve të PDK-së me 3 gusht të vitit 2015. Pra së pari nuk janë dialog po janë pazare dhe së dyti nuk janë për Kosovën po për Gjykatën Speciale,” deklaron Kurti.

Forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj./arbresh.info/

Asnjë lajm nga Presidenti në Davos, Guterres: Bota po humbë garën kundrejt ndryshimeve klimatike

Të ngjashme