Vëllai i Albena Reshitaj dhe gruaja e tij kontratat e para që i kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës për punësim, menjëherë pasi doktoresha Reshitaj mori pozitën e ministres.
Krenar Reshitaj dyshohet se po kryen punën e fotoreporterit personal për motrën e tij njëherësh ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, kurse gruaja e tij Andrra Pllana, mban pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ministres Reshitaj sikur nuk i ka mjaftuar punësimi i vëllait dhe kunatës, ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. Nga ky dikaster qeveritar nuk kanë pranuar të japin përgjigjeje në pyetjet e redaksisë së arbresh.info.
Për të gjetur një vend pune në institucionet shtetërore në Kosovë, nuk është me rëndësi kriteri i përcaktuar përmes konkursit publik, por lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti. Kështu thuhet në raportet e viteve të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.
Para se të kurorëzonte dashurinë e saj me Krenar Reshitaj, Andrra Pllanës, ëndrrat i’u bënë realitet.
Ajo para se të martohej me Krenarin, është emëruar asistente ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Atë pozitë e mori falë kunatës së saj Albena Reshitaj, e cila me të ardhur në pozitën e ministres emëroi Pllanën, asistente ekzekutive në kabinetin e saj, raporton arbresh.info.
Madje gjatë vizitës në Amerikë, ministrja ishte e shoqëruar nga asistentja e saj që tash e ka kunatë.
Mst: Reshitaj punëson edhe motrën e të dashurit
Reshitaj nuk u ndal me kaq. Ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. I dashuri i ministres Reshitaj, Fisnik Mehiu, është agjent në një operator ekonomik që merret me prodhimin e bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta./arbresh.info
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...