Gjimnazistët shprehin pakënaqësitë e tyre para MAShT’it

10:34 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikorë janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Kërkesat e tyre janë që t’ju sigurohet bursë dhe qëndimi në konvikt përgjatë studimeve, kjo pasi që kur filluan regjistrimin në shkollën e mesme këto kushte iu premtuan.

Ata u takuan me këshilltarët e Ministrit, Shyqiri Bytyqqi, të cilët ju premtuan zgjidhje.

Këta studentë vijnë nga rajone të ndryshme të Kosovës në Prishtinë, pasi që ky është gjimnazi i vetëm i këtij lloji në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme