Fillon takimi Mustafa-Beyer

15:09 | 3 Shtator 2019
arbresh.info

Ka filluar takimi mes Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetit të CDU-së, Peter Beyer.

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje ndërsa pas përfundimit të takimit i cili po mbahet më dyer të mbyllura do të ketë konferencë për media.

Në këtë takim përveç Mustafës janë edhe Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Ndryshe përveç Kryetarit të LDK-së, deputeti i CDU-së do të takohet edhe  me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme