“Kjo rritje e pagave është solide nuk do ta dëmtojë buxhetin. Tani ne do të orientohemi nga ekonomia përmes sektorit privat. Shpëtimi i Kosovës është sektori privat e jo publik. Ne do të vazhdojmë seancën për pikat e tjera dhe paralajmroj edhe Statutin e Trepçës që do të jetë i rëndësishme për ekonominë e Kosovës”, është shprehur Veseli në një konferencë për medie pas miratimit të Ligjit për pagat në sektorin publik.
Sipas Veselit, edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2019 do të marrë sot mbështetjen e deputetëve.
“Buxheti i Kuvendit të Kosovës do të aprovohet,” është shprehur Veseli.
Ai kërkoi edhe një herë pezullimin e takës ndaj produkteve të Serbisë.
“Kemi dallime me Kryeministrin në çështje të taksës. Duhet të qëndroj taksa, por kërkoj që të kemi njjë pezullim të përkohshëm më kushte. Ne rast se Serbia vazhdon përsëri të na dëmtoj të kthehet në fuqi. Kosova është ma e fuqishme për faktin se Kosova ruanë miqësin”, është shprehur kryeparlamentari Veseli.
Sipas tij, roli i opozitës duhet të jetë ma konstruktiv për të marrur përgjegjësi për qytetarët, përndryshe thotë se bllokadat nga opozitat nuk e ndihmojnë Kosovën./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...