“Ia bëmë të qartë që delegacioni nuk mbështetet nga askush. Jemi të mandatuar nga Kuvendi. Ia bëmë të ditur që edhe njëherë të ulemi të diskutojmë për temat mes Kosovës dhe Serbisë që qojnë në një marrëveshje gjithë përfshirëse ku me kusht është njohja e Serbisë. Marrëveshja që potencohet të arrihet është marrëveshje normalizuese ku me këtë nënkuptojmë që të mos ketë më çështje të hapura mes dy vendeve. Sipas Mogherinit ideja është të punohet më orar të ngjeshur që në gjysmën e parë të këtij vitit të shohim nëse mund të arrijmë marrëveshje. Për këtë po punohet edhe me shtetet tjera. Ka pasur komunikim edhe me Uashingtonin dhe Moskën që të arrijmë marrëveshje. Çdo marrëveshje që është e pranuara për dy shtetet është marrëveshje e pranuar për BE-në por që nuk shkel vlerat e BE”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij BE nuk pranon të ketë shtete të pastra etnikisht.
“Nuk pranon shtete që kanë kufin që ndaj etni. U ngrit edhe çështja e taksës, duke e përmendur edhe qëndrimin e Serbisë që s’do të ketë dialog pa u hequr taksa. Ne ia bëmë të qartë që nuk është vendim i delegacionit taksa por i Qeverisë dhe ne premtuam që këtë do ta përçojmë tek Qeveria. Është e qartë edhe për BE-në që taksa nuk hiqet. Ajo që u përmend në takim është që t’i kërkohet Serbisë ta ndaloj fushatën për tërheqjen e njohjeve të shteteve që i kanë bërë Kosovës. Ia bëmë të qartë që taksat janë i vetmi mjet që Kosova e ka si politikë të jashtme që Kosova t’i bëjë Serbisë. Ne nuk e heqim këtë pa i zbatuar Serbia disa gjëra të tjera. Kosova e ka bërë këtë pas muajve të tërë të një fushate tejet agresive nga Serbia. Përkundër të gjitha gjërave ne i thamë se jemi gati një ekip që të diskutojmë për të gjitha temat e hapura. Por ne nuk bëjmë kompromise për të cilat nuk ia vlen”, ka thënë ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...