M.B, është dënuar me 18 vjet burgim pasi kishte vrarë me thikë babain dhe vëllain e tij.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 27 maj 2022 në veriun e Mitrovicës.
Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, pasi u konstatua veprën e ka kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore.
Ndaj të akuzuarit B., gjykata ka shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor.
Aktgjykimi është shpallur të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Hajraj.
Gjyqtari Hajraj njoftoi se gjatë shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se i akuzuari B., veprën penale e ka kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore.
Ndërsa, i akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 550 euro, paushallin gjyqësor në shumë prej 30 euro, kurse në emër të fondit të kompensimit të viktimave shumën prej 50 euro.
Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil, për ushtrimin e kërkesës pasurore juridike.
Tutje, sipas aktgjykimit janë konfiskuar dy thika të përdorura për kryerjen e veprës penale, ndërsa tre telefona të sekuestruar në procedurë paraprake janë kthyer.
Ndryshe, në seancën e datës 29 mars të këtij viti, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me propozimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Miodrag Brkljaq, është përjashtuar publiku nga shqyrtimi gjyqësor, në rastin ku M.B po akuzohet për vrasjen e babait M.B dhe vëllait të tij U.B, në maj të vitit 2022.
Në seancën e 21 shkurtit 2023, ekspertja e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, doktoresha Valbona Blakaj-Ramadani, ka konstatuar se i akuzuari në kohën e kryerjes së veprës penale kishte aftësi të zvogëluar mendore, duke konstatuar se i njëjti vuante nga çrregullimi depresiv rekurent.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 24 tetor 2022 ka ngritur aktakuzë kundër M.B, me arsyetimin se më 27 maj 2022, në orët e hershme të mëngjesit dhe atë brenda orëve 05:00 – 06:00, në Mitrovicë, në rrugën “Kral Petri”, me dashje dhe në mënyrë dinake ka privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij, babain e tij M.B dhe vëllain U.B.
Sipas aktakuzës, si rezultat i mosmarrëveshjeve familjare me prindin e tij M.B, i akuzuari natën kritike shfrytëzon situatën derisa të njëjtit ishin në gjumë, paraprakisht shkon në dhomën e të ndjerit U., ku me thikë të kuzhinës të gjatësisë 33.5 cm e godet në gjoks dhe atë në zonën e zemrës, i cili ishte në gjumë dhe i cili nga goditja vdekjeprurëse nuk ka mundur të ofrojë rezistencë, ndërkohë që thikën ia lë të ngulitur në gjoks.
Pastaj, në aktakuzë thuhet se i pandehuri del nga dhoma e të ndjerit U. ku pastaj i njëjti, i pajisur me thikë tjetër të kuzhinës e pret për një kohë babain e tij M. që të zgjohet nga gjumi për të shkuar në banjo dhe pasi që i njëjti zgjohet nga gjumi dhe drejtohet për në banjo i pandehuri e godet me thikë në abdomen, në këtë rast i dëmtuari M., manifeston rezistencë dhe arrin që ta rrëzojë të pandehurin në dysheme dhe t’ia marrë thikën, ku pas këtij momenti fillon të thërras djalin e tij U., ku hyn në dhomën e të ndjerit U. dhe e sheh të vdekur.
Tutje, sipas aktakuzës tani i ndjeri M. fillon të bërtas duke kërkuar ndihmë ashtu i lënduar me dy thika të kuzhinës dhe disi troket në derën e fqinjit të tij Drazho Dragoljub, ku pastaj Dragoljubi thërret ndihmën e shpejtë dhe i dëmtuari dërgohet në spital, por i njëjti edhe përkundër përpjekjeve për reanimim ndërron jetë në spital dhe atë si rezultat i gjakderdhjes së brendshme masive në regjionin e barkut, si pasojë e plagës shpuese-prerëse në regjionin e përparmë të barkut, nga veprimi i mjetit të fortë, të mprehtë dhe me maje (thikës).
Ndërkohë, tani i ndjeri U.B vdes si rezultat i gjakderdhjes së brendshme në regjionin e kraharorit, si pasojë e plagës shpuese-prerëse në regjionin e kraharorit, si pasojë e plagëve shpuese – prerëse në regjionin e aortës torakale nga veprimi i mjetit të fortë, të mprehtë dhe me maje (thikës).
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, nënpar.1.3, 1.4 dhe 1.11 të Kodit Penal/Betimi për Drejtësi.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...