Gjithsej gjashtëmbëdhjetë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës priten të ftohen për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Kështu bëjnë të ditur për portalin Arbresh.info burime të afërta me çështjen.
Njëri nga të ftuarit për intervistim në muajin janar 2019 pritet të jetë komandanti i Zonës së Llapit Rrustem Mustafa-Remi.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Arianit Koci.
16 të ftuarit për intervistim pritet të jenë të parët nga një mori prej tyre që do të ftohen nga Gjykata Speciale.
Kujtojmë se prokurori special Jack Smith dy muaj më parë vizitoi Kosovën.
Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Aleksandra Papadopulu (Alexandra Papadopoulou).
Ai e filloi detyrën më 11 shtator. Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.
Smith pasoi David Schwendiman, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.
Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 “Trajtimi ҫ’njerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”./Arbresh.info/
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...