Një vajzë 14 vjeçare sot ka sjellë në jetë foshnjen e saj të parë, në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv gjinekologu, Naser Berisha. Berisha tha se lindja është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit nga ekipi kujdestar.
Ai tha se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtoi se e mitura që solli në jetë fëmijën ka 14 vjet e gjysmë.
Mjeku kujdestar tha për rtv21.tv se pacientja dhe “burri i saj” janë me vendbanim në Fushë Kosovë.
Reparti i Gjinekologjisë në QKUK e ka raportuar rastin në polici se një paciente e moshës së mitur, e cila i takon komunitetit ashkali pritet të lind fëmijë.
Bëhet e ditur se dy të miturit kanë bashkëjetuar në Fushë Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...