Ndonëse toka e cila administrohet tash për tash nga KFOR-i, figuron në kadastrat e Komunës së Kamenicës, aty tashmë kanë vënë bazën Policia e Serbisë e cila nuk lejon banorët e Breznicës dhe Karaçevës të kalojnë në pronat e tyre pa një dokument identifikimi.
Të paktën ky është rrëfimi i banorëve të kësaj pjese.
Selver Lenjani- Përfaqësues i fshatit Karaçevë, tregon për arbresh.info, se 3200 banorët që jetojnë në këtë pjesë kanë dokumente të cilat tregojnë për pronësinë e tokës.
“Vendosja e kësaj tabele është gabimisht sepse nuk qëndron realiteti. Kufiri është te shkolla e Breznicës e jo këtu. Këtë rrugë ku Serbia po pretendon ta bon shkëputjen e kësaj rruge është marrëveshje e 1999 e Marrëveshjes së Kumanovës dhe Serbia i ka falsifikuar hartat sepse Kosova nuk ka qenë prezentë në atë ngjarje. Këtu tregon se për 1000 metra hyjnë në territor të Serbisë. Ne i kemi dokumentet kadastrale që tregojnë të vërtetën. Hapja e baj-pasit ka qenë shumë shqetësuese dhe e rrezikshme. Sipas marrëveshjes tekniko -ushtarake por në bazë të dokumenteve këtu është tokë shqiptare. Ne i kemi dokumentacionet për 3200 banorët që jetojnë këtu”.
Sipas Lenjanit, mos prania e asnjë përfaqësuesit të Kosovës në atë marrëveshje ka bërë që Serbia t’i falsifikojë dokumentet dhe hartat duke paraqitur para KFOR-it, si pjesë të territorit të Serbisë.
“Tu e pas parasysh që NATO në atë kohë nuk ka pasur përfaqësues të Kosovës ka rrezikuar këto vende. Ne i kemi të gjitha dokumentacionet valide nga hartat e deri të kadastrat që tregojnë se Kufiri është të Shkolla e Breznicës, por nga ajo marrëveshje na 26 mijë hektar po hiqen dhe po shkojnë me Serbinë. Na me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kërkojmë që këtë pjesë të legalizojmë. Ne nuk e lëshojmë tokën tonë. Tatimin për gjithë këta hektar e kemi paguar në Komunën e Kamenicës e jo në Bujanoc, këtu bëhet fjalë për 170 pronar që i humbin tokat e tyre të gjitha me dokumente. Serbia në atë kohë i ka falsifikuar hartat dhe ja ka prezantuar NATO-s si territor i tyre”.
Një nga arsyet se pse Serbia me ngulm ka bërë që kjo pjesë të paraqitet si e tyre, sipas Lenjanit është edhe fakti se kjo pjesë është e pasur më minerale.
Ndërsa shton se deri tash kanë mbetur në mëshirë të Zotit pasi që Institucionet e vendit edhe përkundër shqetësimeve të tyre nuk po e kthejnë kokën pas për këta banor, duke treguar se në këtë pjesë përveç forcave paramilitarë serbe nuk shohin pjesëtarë të Policisë Kosovës që vijnë ndonjëherë.
“Ky vend ka edhe xehe dhe minerale. Kemi ngrit zërin vazhdimisht por s’kemi përgjigje deri tash. I kemi dërguar Kryeministrit më shkrim, Presidentit e Kryeparlamentarit. Ne kemi mbetur në mëshirën e Zotit dhe askujt tjetër. Nga Serbia vinë lloj-lloj forcash paramilitarë ndërsa ne nuk mundemi më shkua në tokat tona pa letërnjoftim dhe për të kaluar në tokat tona ne duhet t’i heqim targat e Kosovës dhe t’i vendosim të Serbisë. Askush s’ka drejt që të nënshkruaj copëtimin e territorit të Kosovës. Ne do t’i mbrojmë këta kufij administrativë edhe banori i fundit do t’i del zotë kësaj toke. Kërkoj nga Grupi Negociator mos na detyronin të marrim vetë masa, mos të ndodh si më Qakorrin e Mitrovicën. Mos ndodh si Esat Pash Toptani, ju do të nënshkruani ne do të mbrojmë”, ka thënë Lenjani.
E Fadil Kastrati, banor i Karaçevës thotë se në këtë pjesë përveç policëve serbë nuk shohin asnjëherë Policë të Kosovës ose FSK-në.
Ai shton se për tokat e tyre që tash Serbia pretendon t’i marrë si të sajat dikur kanë paguara për to në Komunën e Kamenicës.
Kastrati tregon se ka pasur raste kur banorët të cilët kanë shkuar për t’i punuara tokat e tyre janë maltretuar nga policët serbë.
“Kemi shumë probleme që nga paslufta duke pretenduar Serbia gjithmonë të merr gjithçka nga ne. Këtu nuk kalojnë as FSK-ja as Policia, këtu vetëm më leje speciale mund të kalojnë. Edhe tokat që i kemi atje nuk mund t’i punojmë pa lejen e Policisë së Serbisë. Ka pas raste se i kanë marr nga tokat ku janë shku mi punua e i kanë dërgua në Vranjqë dhe i kanë maltretuar. Këtë problem e kemi nga largimi i KFOR-it, Rusë nga këtu. Këtu është krejt problemi i jonë, ne kemi paguar për këtë pronë në Komunën e Kamenicës dhe janë në kadastër të Komunës”.
Kastrati shpreh shqetësimin për banorët e kësaj pjese të cilët tashmë kanë filluara t’i lëshojnë tokat e tyre shkaku i këtyre maltretimeve.
Duke treguar se arsyeja e institucioneve vendore për mos intervenim në këtë pjesë është shkaku se këtu menaxhon KFOR-i Gjerman. Kastrati shton se toka e Karaçevës është e pasur më minerale e kjo sipas tij është edhe arsye që me ngulm po tenton Serbia të marr këtë pjesë.
“Përgjigjja e të vendosurve ka qenë se nuk kanë qasje në këtë pjesë pasi është KFOR-i amerikanë ai që e mbikëqyr këtë pjesë. Nëse na mbyllet kjo rrugë atëherë ne s’kemi nga me kalu dhe do të jetojmë të izoluar. Ne këtu kemi edhe resurse natyrore e që janë të kërkuara edhe në Evropë. Shkaku i këtyre problemeve shumica e banorëve po e lëshojnë këtë pjesë pasi që nuk munden me shku te tokat e tyre pa leje nga Policia e Serbisë dhe pa ndërrim të targave të veturave. Kërkoj nga institucionet qendrore që t’i kthejnë sytë edhe nga kjo pjesë pasi që jemi pjesë e Kosovës e jo e Serbisë. Tash për tash jemi në mëshirën e Zotit”.
Lidhur më këtë çështje banoret e Karaçevës patën protestuar edhe para një viti duke kërkuara që kufiri me Serbin të mbetet aty ku ka qenë.
Ndërsa javëve të fundit banorët përmes një peticioni kanë dorëzuar në kryeministri një kërkesë për Ekipin Negociator që të zgjidhet kjo çështje njëherë e përgjithmonë.
Vetë presidenti, Hashim Thaçi, një ditë më parë paralajmëroi mundësinë e një korrigjimi “të lehtë”, siç e quajti ai, gjatë përcaktimit të vijës kufitare me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë. /Vlora.Selimi/Arbresh.info/
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...