Instituti GAP, Ballkan Green Foundation dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare kanë prezantuar raportin: “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”.
Drejtori ekzekutiv i Ballkan Green Foundation, Visar Azemi, tha se në Kosovë gjatë vitit 2017 janë dhënë 114 milionë euro për energjinë dhe minierat.
Kjo shifër sipas tij, është shumë e lartë duke pasur parasysh nevojat në vend.
“Në Ballkan janë dhënë 1.2 miliard euro në sektorin e energjisë dhe miniera nga ndihma shtetërore ndërsa vetëm në Kosovë në vitin 2017 janë 114 milionë euro që është shifër shumë e madhe duke marr parasysh nevojat tjera që i kemi në Kosovë ku ndihma do të kishte qarkulluar në mënyra të ndryshme”, tha Azemi.
Drejtoresha Ekzekutive e Institutit GAP, Nora Latifi-Jashari, e ka vlerësuar projektin “Kosova e Re” si një dëm për buxhetin e Kosovës.
“Kosova e Re konsiderohet një dëm për buxhetin e Kosovës. Projektet e energjisë janë të shtrenjta, investitorët privat mbetet problematikë. Po tërheqin investitorë në prodhime. Qëllimi është të jap pasqyrë të përgjithshme të energjisë”.
Blendi Hasaj nga GAP-i ka bërë prezantimin e të gjeturave rreth ndarjes së granteve për fushën e energjisë.
Sipas tij, 4 miliardë euro janë dhuruar në formë të granteve në periudhën 2014 deri më 2020.
“Analizon pajtueshmërinë me rregulla të BE-së me synim të liberalizmit në Ballkan ka kohë qe kur be ka filluar me politikat e saj me politika dhe tregjet kundër tjera përmes këtyre mekanizmave nuk lejon. 4 miliardë euro janë dhuruar në formë të grandeve vetëm në periudhën 2014-2020. Mund të përfitojnë deri 30 si grand nga BE. Kemi 4 vende që kanë marrë si grand nga BE. Direktivat e BE i obligojnë shteteve për siguri në energji elektrike”, tha Hasaj.
Sipas tij, tërheqja e investitorëve privat mbetet problem në Ballkan në fushën e sigurisë. Hasaj shtoi se kanë analizuar pesë raste, si Kosova, Bosnja, Hungaria dhe Serbia.
“Ka kthim të garantuar për mbulim kemi çmim më të lartë se aj i tregut kemi mbyllje te energjisë lirim nga përgjegjësia e CounturGlobal, kemi transferim të pronës. Deri më tani autoritetet e thirrura, shteti edhe MZhE-ja, nuk kanë krijuar asistencë. Po ashtu vlerësim të kontratës nuk ka bë sektori shtetëror. Mungon përfshirja e rregullatorit të energjisë. Raporti jonë kritikon politikat e BE-së e për themelimin e departamenteve të ndihmës shtetërore brenda shteteve në Ballkan”, u shpreh Hasaj, raporton Ekonomia Online.
Petrit Pepaj, drejtor menaxhues në Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, tha se Kosova ka një treg të brendshëm që ka monopolin e vet.
“Që nga 2005 ka pas dinamik të punës dhe pakënaqësi ne jemi me kapacitet të njëjta të burimeve elektrike jemi ardhur në një moment ku jemi kemi prit 14 vjet jemi në të njëjtën shatuat a duhet të këtë kapacitete të reja që të mos ketë reduktime. Bizneset kanë pësua humbje për shkak të mos kapacitetit. Institucionet e vendit kanë përgjegjësi për këtë”, tha Pepaj.
Ai tha se institucionet duhet të punojnë në integrimin e energjisë. “Në rast të ndërtojmë autostrada dhe s’kemi ku me shkuar. Kosova A duhet me u mbyllë dhe ka qenë në plan me u mbyllë në 2017. Dëmet që na shkaktohen janë të njohura dhe të laborume në shumë projekte.Rritja di të jetë e pashmangshme 35 euro që bëhet nga gjeneruesit ekzistues dhe asetet janë të zhvlerësuara dhe kanë vlerë 0, rritja mundë të jetë në 50 më e lartë në vitin 2021”, tha ai.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag