Google ADS

11 vjet shtet, qytetarët kërkojnë më shumë punë nga institucionet

14:05 | 17 Shkurt 2019
V. S.

Banorë nga e tërë Kosova, sot  erdhën në Prishtinë.

Është festa e 11 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës, që i beri bashke të gjithë në Kryeqytet.

E një nga pikat kryesore ku të gjithë u ndalen për të shkrepur një foto në kujtim të kësaj dite ishte vendi ku është i vendosur monumenti “Newborn”.

Pamja që kishte marr ky monument, po ju pëlqen të gjithë vizitorëve.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/287497791942134/?notif_id=1550397615791777&notif_t=live_video_explicit

Duke shprehur urimet më të mira për Kosovën, qytetarët për Arbresh.info, thonë se ndonëse janë optimist për punën e bërë deri tash, kërkojnë nga Institucionet e vendit që të punojnë edhe më shumë për qytetarët e në veçanti për rinin që sipas tyre çdo ditë e më shumë po marrin rrugën e kurbetit në kërkim të një jetë më të mirë.

E në nderim të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një grup qytetarësh zgjodhën që këtë festë ta bëjnë edhe më madhështore.

Ata udhëtuan nga Kaçaniku deri në Prishtine më motorra, duke krijuar kështu një pamje mahnitës me dekorimin e tyre më flamujt e Kosovës e të Shqipërisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme