Njëmbëdhjetë persona janë lënduar mbrëmjen e sotme si pasojë e pëlcitjes së një bombole gazi në Rahovec.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.
“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, përmes telefonit Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një informacion se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjëherë janë dalur në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit”, tha Podrimaj për arbresh.info.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës, kurse nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.
“Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk kemi informata të hollësishme. Numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për këtë rast janë 11 persona. Katër prej tyre janë hospitalizuar ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësor”./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...