Deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk kanë arritur të gjejnë konsensus politik për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Social Demokrate e cila ka të bëjë më procesin e mëtejshëm të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Megjithatë Visar Ymeri, nënkryetar i PSD-së ka folur rreth përmbajtjes së këtij propozimi.
”Është e paraparë edhe me ligj edhe me Kushtetutë që delegacioni do të ketë komision të veçantë që bën hulumtimin dhe paraqitjen e çështjes së Kosovës por do të jenë nën mbikëqyrjen e delegacionit shtetëror”, ka thënë ai në Klan Kosova.
”Do të ketë vendimmarrje goxha të shpërndarë të cilat do të drejtohen dhe bashkërendohen nga delegacioni shtetëror”.
”Ne po besojmë që do të arrijmë konsensusin politik për çështjen e dialogut me Serbinë, e në anën tjetër të përfshijmë në reforma të ndryshme edhe shoqëri civile në mënyrë që nga kjo të përfitojë shteti”.
”Në delegacionin shtetëror është menduar të jenë 11 anëtarë, gjashtë nga delegacioni qeverisës dhe 5 nga opozita prej të cilëve 1 është vend për përfaqësues të shoqërisë civile”.
”Anëtari i shoqërisë civile është menduar të caktohet nga delegacioni dhe të votohet me 2/3 e anëtarëve”.
”Emrat e tjerë votohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në themelimin e delegacionit shtetëror përfshirë edhe dy bashkëdrejtuesit e më pas për çfarë ndryshimi ajo prapë do të hidhet për votim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”.
”Ne kemi tentuar ta balancojmë vendimmarrjen e këtij delegacioni shtetëror ku 50% do ta kishte opozita e 50% pozita”.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës