Në janar të vitit 2019, do të punësohen rreth 100 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta.
Ministria e Arsimit ka theksuar se angazhimi i 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, është synim i Ministrisë për të bërë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë.
Roli i asistentit do të jetë puna në klasë edhe me nxënësit e tjerë, në mënyrë që të mos veçohet nxënësi me aftësi të kufizuar.
Rreth 100 asistentë do të fillojnë të angazhohen nga janari i vitit që vjen për të punuar me nxënësit me nevoja të veçanta. Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Ministrinë e Arsimit, Lulavere Behluli, ka thënë për Radio Kosovën së për të arritur sukses nxënësit me aftësi të kufizuara, shërbimet janë të domosdoshme.
Ajo tha se angazhimi i asistentëve do të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e sjelljeve të nxënësve të kësaj kategorie dhe akomodimin e tyre në klasë.
“Roli i asistentit në mënyrë parësore në fokus e ka nxënësin me nevoja të veçanta.
Mirëpo, ka për qëllim të punojë me të gjithë klasën, në mënyrë që të mos veçohet nxënësi. Pra, nuk është ideja që të punësohen asistentët dhe t’i ndajmë nxënësit nga klasa, por ideja është si të integrohet nxënësi brenda në klasë, pra, do të punojë me gjithë grupin me fokus fëmijën me aftësi të kufizuar”, tha ajo.
Në shkollat publike të vendit kanë munguar shërbimet për nxënësit me nevoja të veçanta. Asistentët që punojnë aktualisht nëpër disa shkolla, paguhen nga prindërit dhe ndihmohen nga shkollat në bashkëpunim me organizata të ndryshme.
Psikologja Medina Ahmeti, e cila është asistente për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, tha për Radio Kosovën se ajo asiston me këta fëmijë brenda në klasë në procesin mësimor.
“Funksionojmë me ndihmën e pedagogut special i cili është në shkollë, mirëpo asistojmë në klasë të rregullt. Marrim ndihma vazhdimisht nga shkolla për të kryer obligimet që kemi, nuk kemi ndihmë nga shteti dhe pagat kryhen nga prindërit”, tha ajo.
Ministria e Arsimit tashmë e ka të përgatitur infrastrukturën ligjore, e cila u jep mundësi dhe obligon institucionet politikbërëse dhe arsimore të krijojnë kushte dhe të kujdesen për edukimin e arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, në mënyrë që ata të aftësohen për t’u kujdesur për veten dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë./Radio Kosova/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...