Brenda nëntë muajve të parë të këtij viti për përfshirje në vepra të ndryshme penale janë arrestuar 10 zyrtarë policorë, si dhe janë suspenduar 30 të tjerë. Njohës të çështjeve të sigurisë pretendojnë se pagat e vogla janë shkaktarë të keqpërdorimit të zyrtarëve policorë. Në anën tjetër, zyrtarë të Sindikatës së Policisë së Kosovës arsyetojnë policët duke theksuar se përballen me qytetarë të cilët e ndiejnë veten të paprekshëm dhe nuk e kanë problem që për një tiketë të bëjnë ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Nuk është i vogël numri i zyrtarëve policorë, të cilët edhe pse janë të thirrur të mbrojnë ligjin dhe rendin janë vetë ata të cilët nuk e respektojnë ose e shkelin duke kryer vepra penale.
Madje disa prej tyre janë arrestuar për përfshirje në vepra penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nga janari deri në shtator ka hetuar mbi 140 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale./Zëri/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...