Në prag të ditëlindjes së njëmbëdhjetë të shtetit të Kosovës, njëherit dhe 10 vjetorit të themelimit të shkollës “Pavarësia” është shfaqur një program i pasur kulturor-artistik, në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Nxënës, arsimtarë, prindër, të ftuar nga Shqipëria, morën pjesë në këtë vit jubilar, ku pjesëmarrësit patën rastin të ndjekin një program të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, duke filluar nga recitimi i poezive me motive kombëtare, kore, balet, e deri tek këngët e vallet e shumta.
“10 vjet rritë, dritë e dituri”, ishin fjalët hyrëse të kësaj ceremonie.
Drejtori i kësaj shkolle, Shefki Rusinovci, tha se përgjatë 10 vjetëve kanë kaluar në shumë sfida për të arritur në sukseset që kanë si shkollë në rrafshin profesional.
“Kur e përmendim emrin Pavarësi, ne brezi që kemi ecur në atë periudhë të vështirë, nuk guxojmë të mos jemi të lumtur, sepse shkolla jonë mbanë një emër që është simbolikë shumëvjeçare të njerëzve më të ditur të kombit, qoftë dijetar apo luftëtarë, dhe ne sot e mbajmë këtë emër të shkollës me krenari, dhe premtojmë që do vazhdojmë ta mbajmë me nderë duke ngritur dhe nivelin e cilësisë së mësimdhënies bashkohore. Ndaj shkollat janë ato që duhet ta krijojnë një sistem të besimit që Republika e Kosovës do të jetojë përherë”, tha Rusinovci.
Ai përmendi edhe shumë suksese tjera që ka arritur kjo shkollë përgjatë këtyre 10 vjetëve, me shpresën se vitin që vjen pritet të zgjidhet edhe problemi i mbingarkesës dhe hapësirës së ngushtë në shkollë.
Për t’a bërë më madhështor këtë ditë feste, kishin ardhur një grup arsimtarësh nga Shqipëria.
Në fjalën e rastit, drejtoresha e shkollës “Misto Mame”, Ariana Maçi Vorpsi uroi 10 vjetorin e shkollës “Pavarësia”, duke theksuar se synimi i të dy shkollave është krijimi i një ambienti sa më atraktiv për fëmijët që vijnë jo vetëm për të mësuar por edhe për tu formuar si qytetarë të denjë të metropoleve tona.
“Nxënësit e shkollës suaj bashkë me tonët i shohim në një drejtim, atij të suksesit. Ne I kemi kapërcyer barrierat e bashkpunimit, dhe tashmë është momenti të kemi shkëmbime profesionale, pikërisht në këto moment kur kanë ardhur reformat në arsim, reformat të cilat kanë marrë atë ngjyrë që krijon në shkollë jo vetëm dije por për të zhvilluar në shkollat tona që duhet ti përgjigjen sa më mirë tregut të punës”, tha Maçi Vorpsi, raporton Syri.netKosova.
Me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe 10 vjetorit të themelimit të shkollës “Pavarësia”, anëtarët e Redaksisë së revistës “Ardhmëria”, në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre punuan me përkushtim dhe nxorën numrin e 6 të revistës, ku në këtë ditë u bë promovimi para shumë pjesëmarrësve në Sallën e Kuqe.
Në fund të këtij eventi u ndanë edhe disa mirënjohje të gjithë atyre që kanë treguar rezultate kulmore për punën në shkollën “Pavarësia”.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë