Sot në Parlament është dorëzuar projektligji i posaçëm i qeverisë për një regjim të posacëm për të dënuarit e sigurisë së lartë. Në projekt-ligj parashikohen masa izoluese për këta të dënuar. Ndër këto masa janë:
-Kufizimi i orarit të ajrimit në vetëm 1 orë në ditë.
-Të dënuarve do t’i lejohet vetëm një telefonatë në muaj.
-Takimet me familjarët do të regjistrohen me audio dhe video dhe vetëm 1 herë në muaj.
-Do të ndalohet përdorimi i vlerave monetare që vijnë nga jashtë vendit.
-Të burgosurit do të kenë mundësi të ankimohen për këto masa sic parashikohet në ligj.
-Ministri i Drejtësisë është i vetmi që mund ta ndryshojë këtë regjim izolues, por pas 1 viti duke rivlerësuar sjelljen e të dënuarit.
Pas depozitimit projektligji do të kalojë në komisione më pas në Kuvend për t’u votuar. Nisma e qeveria ka për qëllim izolimin e të burgosurve, elementë të caktuar me rrezikshmëri të lartë rezulton se drejtojnë aktivitetin nga qelia. Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis”. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar, mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...