Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri”, ka konfirmuar se sot nga Çekia janë nisur 21 autobus të rinj të cilët pritet që brenda katër ditësh të arrijnë në Kosovë ku edhe do të bëhen pjesë e Trafikut Urban në Prishtinë, shkruan “Zëri.info”.
Zëri: Ka shumë premtime të fushatës që ende nuk i keni përmbushur. Autobusët e rinj ende nuk janë sjellë, pastaj ka probleme me infrastrukturën e kryeqytetit. A janë këto dështime si pasojë e një koalicioni jo të qëndrueshëm komunal, apo….?
Ahmeti: Absolutisht jo. Po flasim për 100 zotimet që i kam bërë në fushatë, të gjitha janë në orar. Autobusët nuk janë pjesë e 100 premtimeve. Përndryshe, të enjten nisen autobusët prej Çekisë dhe besoj që brenda katër ditësh i kemi këtu. Pra të gjitha ato çka i kemi thënë shkojnë një nga një. Ne sot jemi 7 muaj të mandatit të dytë, kemi katër vjet mandat. Çdo gjë është duke shkuar sipas planeve që kemi pasur, pavarësisht sulmeve që bëjnë. E kuptoj se problemin po e them edhe një herë që e kanë më shumë me PSD-në sesa me PDK-në, por nuk do të na ndalin edhe nëse nuk ka ndryshuar. Atëherë cili është problemi i LVV-së, a po thonë programi, programi, ja ku është programi. Nëse nuk ka ndryshuar programi, çka paska ndryshuar? Jo domethënë, ka ndryshuar fakti që nuk kemi duruar një qasje jodemokratike në një subjekt dhe thjesht kemi vendosur që t’i ndajmë rrugët. Kjo është krejt normale dhe po e them edhe një herë që rrugët ndahen, dikur mund të ketë edhe bashkëpunim, por nuk po duan të lënë derë për bashkëpunim me këto sulmet që po i bëjnë të përditshme. /ZERI/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...