Pas një pritje të gjatë në çështjen e Xhamisë Qendrore në Prishtinës, si duket kësaj teme po i vie fundi.
Të martën në vendin ku është paraparë të ndërtohet xhamia më e madhe në kryeqytet, është vendosur një tabelë informuese se do të fillojnë punimet.
Ndryshe, ky objekt i kultit islam pritet të jetë njëri nga më të mëdhatë në Ballkan, dhe është i financuar nga Dijaneti i Turqisë, institucioni që merret me organizimin e jetës fetare islame në shtetin turk, ku do të ketë një kosto nga 35 deri në 40 milionë euro.
Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.
Ndonëse, Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ia kishte dhënë dritën e gjelbër këtij institucioni fetar për nisjen e punimeve dhe për kushtet ndërtimore, këto punime nuk kishin nisur.
Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.
Mirëpo, pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana. /Telegrafi/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...