Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, kishte thënë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.
Për këtë, ministri i mbrojtjes pro-Rusi i Serbisë, Aleksandar Vulin, denoncoi ambasadorin e SHBA në Serbi dhe tha se ai duhet të largohet nga Serbia.
Vulin tha në një deklaratë se ambasadori i SHBA Kyle Scott, “ka harruar se Serbia nuk është një koloni dhe se ai nuk mund të shkelë dinjitetin e vet”.
Pas deklarimeve të Vulin, ka reaguar Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme, në krye me kongresistin Eliot Engel.
“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e tyre, kundrejt Aleksandar Vulin./Telegrafi/
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...