Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale. Në vitin 2018 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre, shkruan Gazeta “Zëri”.
Ndërsa Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë që institucionet vendore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar vdekjet e punëtorëve në vendin e punës.
“Institucionet kosovare vazhdimisht për raste të tilla bëjnë deklarime publike, por nuk ndërmarrin masa ndaj atyre që janë përgjegjës për vdekje të punëtorëve në punë. Humbja e jetës në ndërtimtari është bërë e përditshme dhe madje as nuk po merret si lajm. Shteti duhet të krijojë masa për krijimin e kushteve për të punësuarit e ndërmarrjeve ose në të kundërtën të ashpërsojnë politikën e ndëshkimit për kompanitë punëdhënëse”, ka thënë ai.
Sipas tij, ndonëse punëtorët për shkaqe ekonomike pranojnë të punojnë në vende jo të sigurta, përsëri sipas tij Inspektorati i Punës do të duhej të ofronte siguri për ta.
“Personat që humbin jetën janë të detyruar që për shkaqe tejet të vështira ekonomike të punojnë në ambiente jo të sigurta dhe të rënda për punë. Inspektorati i Punës nuk ka kapacitet as me njerëz e as me asgjë që t’i përcjellë të gjithë punëtorët të cilët punojnë nëpër vende të ndryshme, prandaj mund t’i raportojë vetëm disa raste ose të ndërmarrë veprime të caktuara, por jo të gjitha”, ka shtuar ai.
Shala vlerëson se në Kosovë nuk ka asnjë mekanizëm që do të merrej me parandalimin e këtyre rasteve, ndërkaq askush sipas tij nuk po punon për parandalimin e këtyre aksidenteve. /ZERI/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...