Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i propozim vendimit për ndihmë komunës së Preshevës në bazë të kërkesës së tyre.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ndahen 112 mije euro nga rezervat për këtë komunë.
Ndahen 35 mijë euro për alpinisten Arineta Mula
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve për znj.Arineta Mula.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria ndanë 35 mijë euro për përkrahjen e alpinistes Mula që përfaqëson Kosovën në majat më të larta në Rusi.
Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të z.Gegë Ardit Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria ndanë 22 mijë e 580 euro nga kategoria e shpenzimeve të rezervës.
Qytetarët që kanë punuar në Zvicër e Belgjikë tani kanë të drejtë të marrin pensionet në Kosovë
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës si dhe Kosovës e Belgjikës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova krijon bazë të re ligjore në fushën e sigurimeve sociale.
“Me këtë marrëveshje përfshihen pensionet e moshës, familjare dhe pensionet invalidore të atyre qytetarëve që kanë punuar në Zvicër dhe Belgjikë por tani jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Miratohet projektligji për ratifikimin e traktatit që themelon komunitetin e transportit
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e traktatit që themelon komunitetin e transportit.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ky traktat harmonizon legjislacionin në rajonin e Ballkanit me atë të Bashkimit Europian.
“Janë katër nene me të cilat zbatohet traktati. Me këtë ligj Republika e Kosovës rezervohet nga parimi i hartave të aneksit 1, Ish ministri Zharku dhe Hoxha kanë dërguar një shkresë që nuk e pranojnë kufirin administrativ me Serbinë”, ka thënë ai.
Miratohet Marrëveshja me Mbretërinë e Arabisë Saudite për rinancimin e ‘‘Projektit të qendrës mjekësore universitare’
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes së kredisë me Mbretërinë e Arabisë Saudite për financimin e ‘Projektit të qendrës mjekësore universitare’.
Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi ka thënë se ky projekt implementon reformë në sektorin e shëndetësisë.
“Ky projekt i paraparinë projektit që do të pajisë spitalet e QKUK-së me shtretër e mjete tjera emergjentë të nevojshme. Shuma totale është 17 milion euro si dhe 13. 2 milion euro”, ka thënë ai./Arbresh.info/
‘Bëhet shok me personin që të ka shprehur pëlqim’, Vullneti ...
Përleshje me gjëra të forta mes të rinjve në Tiranë, sherri ...
‘Ky ka pasë mundësi me pas super debat të mirë…’, Vullneti a...
Ramos vazhdon të presë një telefonatë nga Real Madridi, por ...
Vetëm dy persona mbijetuan pas rrëzimit të avionit në Korenë...
Publikohen pamjet dramatike, momenti kur aeroplani i Air Can...