Ndonëse KEDS-i i kishte larguar mbi 80 punëtor një numër i vogël i tyre ka dalur sot për protestuar para Gjykatës Kushtetuese, në shenjë pakënaqësie pasi kjo gjykatë qe 6 muaj nuk po kthen përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave.
Përqafuesi i punëtoreve të larguar nga KEDS-i, Remzi Demaj, pas takimit me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese, tha se morën premtimin që gjatë kësaj jave të mirët një vendim për çështjen e tyre.
” Ne takim më përfaqësuesit e gjykatës na premtuan se shumë shpejt do te dalin më vendim. Vendimi do të jetë 100% në favor të punëtoreve brenda javës janë mbi 80 veta të larguar nga puna pa as një arsye. KEDS-i se ka zbatuar vendimin për kthimin e punëtoreve. 6 vendime janë nga gjykatat për kthimin e punëtoreve”.
E Gzim Jelliqi nga Distrikti i Prizrenit, tha se është e çuditshme që vetëm në Kosovë ndodh që gjykatat mos të marrin vendime edhe pas 3 viteve.
“KEDS-i i ka neglizhua gjitha gjykatat e Kosovës. Lënda është në Gjykatë Kushtetuese. Na jemi largu në mënyrë të pa ligjshme pasi që i kemi pas kontrata e përhershme. Gjykatat të na po zgjatin shumë që 3 vite vetm ne Kosovë ndodhin këto askund tjetër.”.
Kujtomë se nga KEDS-i, ndonëse i kanë pasur kontratat e përhershme nga puna janë larguar mbi 80 punëtorë.
Ndërsa të 5 gjykatat deri tash janë pro kërkesës së punëtoreve për tu kthyer në punë, por KEDS, ka kërkuar që fjalën përfundimtare ta japë edhe Gjykata Kushtetuese./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/609154919605718/
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në ...
Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin