Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.
Përmes një postimi ne faceook, Pacolli ka thënë se ministria të cilën ai e udhëheq është duke bërë çdo përpjekje të mundshme në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë viktimave si dhe të bëhet zbardhja e kësaj ngjarje të rëndë.
Postimi i plotë:
“Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë. Ne e dënojmë ashpër këtë akt dhune dhe kërkojmë që autorët të sillen para drejtësisë. Urojmë shërim sa më të shpejt!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...
Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova i del z...
Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Po...
Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunj...