Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë këtij viti, derisa mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Vlerësohet se rritja e gjobave në komunikacion nuk ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve
Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën. Rritja e gjobave është konsideruar si masë e pasuksesshme në parandalimin e aksidenteve. Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se kanë punuar për ofrimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor.
“Qëllimi i këtyre angazhimeve policore ka qenë reduktimi i aksidenteve në trafik, në veçanti evitimi i aksidenteve me pasoja fatale në njerëz. Gjatë sezonit raportimet për raste të humbjes së jetëve njerëzore kanë qenë shqetësuese dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës kanë qenë të fokusuar jo vetëm në aspektin ndëshkues për kundërvajtësit që shkelin rregullat, por edhe në nevojën e angazhimit dhe të bashkërendimit të aktiviteteve të të gjithë mekanizmave tjerë institucionalë që kanë rol dhe ndikim në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në Policinë e Kosovës./Zeri/
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurohet një shkollë dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Nag...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...