Me rastin e 1 Majit Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizoi protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.
Me pankarta në duar “Qeveri në po prodhojmë dritë, e ju po shkoni drejt territ”, “Të zbatohet Kontrata Kolektive”,”Duam siguri në punë”, “Aprovone pagën minimale”, një grup i konsiderueshëm i qytetarëve ju kanë bashkuar thirrjes së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të protestojnë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit.
Ramadan Salihi, teknik i pylltarisë në Mitrovicë, ka thënë për Arbresh.info se kanë dal të protestojnë për disa kushte të cilat sipas tij janë diskriminuese ndaj pylltarisë në nivel të Kosovës.
Ai ka treguar se cila të drejta po ju shkelen në vendin e punës më së shumti.
“Gjitha të drejtat, prej pagës, prej disa kushteve, tu filluar uniformat, paga të ulëta të gjitha ato që na takojnë nuk i zbatohet ligji për të na takuar si pylltari andaj kemi dal të protestojmë dhe të ngrisim zërin kudër këtyre padrejtësive.”, ka thënë Salihi.
E një protestues tjetër ka treguar se cilat drejta ju shkelen më së shumti.
“Për fat të keq drejtat e punëtorëve të KEDS-it dhe drejtat e punëtorëve të kompanive private jo pse i shkel KEDS-i dhe kompania në cilën kompani jam por për fat të keq po i shkel edhe Qeveria e kohëve të fundit edhe vetë sindikata, kryesindikaltistët”, ka thënë ky protestues.
Ai tutje ka thënë se punëtorët duhet të kuptojnë se protesta është shprehje e një të keqe që përjeton secili dhe një mjet shumë demokratik.
“Duhet punëtorët një herë e përgjithmonë të kuptojnë se protesta është shprehje e një të keqe që po e përjeton secili dhe protesta është shumë mjet demokratik, me të cilin informohet i gjithë opinioni por edhe vet institucionet e shtetit me padrejtësitë që iu bëhen atyre, nganjëherë bëhen padrejtësi që nuk i dinë të gjithë, mirëpo vetëdija është ende tepër e ulët e punëtorëve edhe konformë vetëdijes që e kanë këta punëtorë tonë, prej mllefit po e them por po mendoj se situata te punëtorët është shumë më e mirë që sa e meritojmë na vet, unë jam punëtor por me të vërtetë po e shoh se punëtorët nuk janë tu e kuptuar rëndësinë e tyre”, ka thënë ai.
Ai poashtu ka treguar edhe për shkeljet ndaj punëtorëve që janë bërë në KEDS.
“Në KEDS sidomos në KEDS ka diskriminime të shumta përveç largimit nga puna që iu ka bërë me qindra punëtorëve që për këto tre vite u larguan mbi 200 punëtorë nga puna, tani ka edhe lëvizje prej një vendi në vendin tjetër dhe ka tentime për zvogëlim të pagave të atyre punëtorëve që punojnë, me të vetmin qëllim në ju pëlqeftë le të rrinë në punë mos ju pëlqeftë le të shkojnë, kështu që ai presion është i pa përballueshëm”, ka thënë ai./Arbresh.info
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi