Ish-kryetari i Gjilanit nga rradhët e PDK’së, Qemajl Mustafa ka deklaruar se ka dy vjet që Lutfi Haziri po e përmend shkëmbimin e territoreve me Serbnë dhe tek tani një gjë të tillë po e thotë edhe presidenti Hashim Thaçi.
Në një intervistë në televizionin publik, Mustafa ka deklaruar se Lutfi Haziri është marionetë e Hashim Thaçit.
Mustafa ka deklaruar se dikujt në PDK, i ka konvenuar që Haziri të jetë gjallë në skemën politike.
Mustafa ka akuzuar PDK’në për mos mbështetje dhe lënje anash të tij dhe të gjithë Anamoravës. Ai ka folur edhe për proceset gjyqësore ndaj tij, të cilat i ka cilësuar si të manipuluara./RTK/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...