Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një postimi ne facebook, ka vlerësuar se Kuvendi si organi më i lartë i shtetit, nuk e ka mandatuar as një institucion të lartë të shtetit dhe asnjë drejtues të ndonjë institucion që të bëjë pazare me territorin e vendit.
Postimi i plotë:
“AFTËSIA” JONË PËR T’I SHTRUAR ÇËSHTJET MBRAPSHTË!
T’i thuash fëmijës, guxon apo nuk guxon ta bësh ketë veprim, guxon apo nuk guxon të udhëtosh natën nga një vend në tjetrin, mbase edhe është normale. Por, t’i thuash një kryezyrtari të shtetit, një përfaqësuesi të popullit apo një qeveritari: guxon a nuk guxon ta bësh ketë veprim politik, guxoni a nuk guxoni ta ndalni veprimin e Presidentit apo të Kryeministrit edhe kur ai dukshëm dëmton vendin, është më shumë se budallaki.
Çështja nuk është guxon apo nuk guxon Presidenti të bisedon për kufijtë e vendit, për korrigjimin e tij, por a ka mandat për atë çështje, nëse po kush ia dha dhe kur? Çështja e bisedimeve për territorin është e sanksionuar në Kushtetutë dhe Kodin Penal të Kosovës. Kur bëhen veprimet që janë kundër dokumentit bazik të shtetit. E në rastin tonë kemi përpjekje për të bërë veprim kundër tërësisë territoriale të shtetit.
Kuvendi si organi më i lartë i shtetit nuk e ka mandatuar as një institucion të lartë të shtetit dhe asnjë drejtues të ndonjë institucion që të bëjë pazare me territorin e vendit. Po të ndodhte kjo, atëherë veprimi do të ishte i institucioneve përkatëse të shtetit që paguhen nga paraja publike për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit. Pasi me Kushtetutë janë të ndara pushtetet dhe pavarësia e tyre e veprimit, veprimi i tyre duhet të jetë ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe Kushtetutën.
Pyetja duhet të shtrohet: Ka apo nuk ka mandate filani e fisteku për të biseduar për lëvizjen e kufijve?
Me Kushtetutën tonë, këtë mandat nuk e ka Presidenti i Kosovës. Pse Presidenti i Kosovës ketë mandat nuk e kishte në vitet 2012- 2013?
Mos është ndryshuar Kushtetuta në ndërkohë?
Ketë nuk mund ta pohoj askush. Pasi ndryshimi nuk ka ndodhur./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit