Kështu transportohet droga nga Kosova në Serbi

08:17 | 30 Nëntor 2018
V. S.

Në rubrikën Policia janë shfaqur pamje të njërit prej aksioneve të Policisë së Kosovës në kontrollimin e një makine të dyshuar për narkotik. Makina është ndaluar në pikën kufitare të Merdarës ndërsa në të pas kontrolleve të detajuara janë zbuluar 12.5kg drogë.

Hetuesit e policisë të intervistuar në rast kanë thënë se makina ishte nisur në drejtim të Serbisë me një destinacion të panjohur për policinë. Në pamjet e filmuara është parë bunkeri i fshehur brenda makinës ku ishte e fshehur sasia e drogës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme