Isa Mustafa paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë

09:36 | 20 Maj 2019
V. S.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Mustafa tha se gjithashtu do të ftojë edhe Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme