I jepet lamtumira e fundit Ibrahim Rexhepi

16:27 | 9 Tetor 2018
V. S.

Ish-gazetari dhe ekonomisti, Ibrahim Rexhepi, është varrosur sot në vendlindjen e tij, në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Ai ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme, në moshën 64 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në ndërkohë, për ta nderuar jetën dhe veprën e anëtarit të saj, Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur mbledhje komemorative.

Një mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi e ka mbajtur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me fillim nga ora 12:00.

Ibrahim Rexhepi kishte lindur në Slivovë të Ferizajt ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm Ekonomiko – Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ai më 1976 nisi punën në profesionin e gazetarisë në Rilindje, për të vazhduar në “Kohën Ditore”, Kohavision, Lajm, Express,etj.

Ai ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re ndërsa që disa muaj ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme