Flet arbëreshi nga Italia që për herë të parë e vizitoi Kosovën

11:03 | 5 Maj 2019
A Z

U lind e u rrit në Sicili, por asnjëherë nuk e harroi vendin prej nga e ka prejardhjen.

Është ky Pavajano Pegurano, arbëresh  i cili jetën në Sicili.

Ai shprehet i kënaqur me Kosovën, kjo është përshtypja e tij për vendin të cilin po e viziton për herë të parë, ndërsa gjuhën e ruan më fanatizëm.

“Jam një prift i arbëreshëve nga Sicilia pra jam famullitar i vioqezes i një kishe  katolike në Sicili. Është hera e parë që vij në Kosovë. Kosovën do të kujtoj si një vend që ka luftuar shumë për lirin e saj tani kam një ndjen të mirë dhe gjithë Kosovarët po punojnë për ndërtimin e kësaj toke që pati shumë gjak”.

Në intervistën dhënë arbresh.info, ai tregon se në Itali janë gjithsej 35 komuna me arbëreshë.

“Ne vijmë nga Shqipëria e Jugut ka pjesa e Himarës nga Çamëria. Në Itali janë 35 komuna me arbëreshë. Unë vij nga Sicilia”.

Ndërsa nuk harron të tregojë se ndonëse të parët e tyre janë larguar nga Shqipëria e Jugut, para 500 vitesh, gjuhën, traditën e kostumet i ruajnë me fanatizëm./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1067516483448420/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme