Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufijve”.
Përmes një postimi ne facebook, Deda thotë se Thaçi ka mbërri ta ndajë perëndimin që të jenë pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”, që sipas Dedës, një gjë të tillë diplomacia serbe qe tri dekada e evokon me sukses.
Postimi i plotë i Dedës:
Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë.
Për neve mbetet kjo rrugë:
– Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;
– Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;
– Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;
– Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë
Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...