Google ADS

Banorët e brezit kufitar me Serbinë, kërkojnë NOTER

08:17 | 23 Shkurt 2019
A Z

Banorët e fshatit Karaçevë në kufi me Serbinë, kanë drejtuar një letër te Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Në letrën e siguruar nga arbresh.info ata kanë kërkuar që ministri Tahiri, t’ju bëj një zgjidhje dhe në Kamenicë të bie një NOTER.

Në shkresën e Bashkësisë Lokale të Karaçevës, thuhet se kjo kërkesë i bëhet ministrit, pasi që shkuarja deri në Gjilan për banorët e brezit kufitar po ju kushton mjaft shumë, ndërsa cekin se banorët e këtij fshati ballafaqohen me kushte të rënda ekonomike.

Tutje në shkresë thuhet se me këtë problem po ballafaqohen edhe qytetarët e Komunës së Kamenicës, komunë kjo e cila ka mbi 40.000 banorë./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme