Google ADS

​Sëmuret nga gripi, vdes kur kërkon ndihmën e mjekut

20:44 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Një grua nga Istogu ishte sëmurë nga gripi, ajo ndërroi jetë pas tretmanit mjekësor, familja akuzon mjekët.

Familja Maxharraj nga Vrella e Istogut, ka hapur të pame për familjaren e tyre, Florije Maxharraj.

51 vjecarja kishte ndërruar jetë të hënën në mëngjes.

Por, vdekjen e saj, familjarët e saj po e shohin të dyshimtë.

Bashkëshorti i së ndjerës, Naim Maxharraj, thotë që ajo shkoi tek mjeku për një kontrollë të rendomtë nga gripi sezonal.

“Ja kanë nis kamt me i dhimt, e kena çu te mjeku, ja kanë dhanë një infuzion, ja kanë fut edhe dy nekcia..”

Por sipas Maxharrajt, gjendja e saj u përkeqësua pasi që u kthyen në shtëpi.

“kur u kthy ne shtëpi, ja kane nis me ju nxi veshët”

Se Florija është trajtuar si paciente me grip, e thonë edhe në drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

“Kurgjo, ka qene me temperature e grip, i eshte dhene dikllofen…”, Mujë, Osmanaj, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kurse Skënder Dreshaj, drejtor në Spitalin e Pejës, permes telefonit ka thënë se më pas që 51 vjecarja ka shkuar aty në gjendje të rëndë, nga ku edhe e kanë nisur rastin për në Prishtinë.

Në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë, kanë thënë qe e ndjera ka pasur një alergji, kurse me rastin është duke u marrë Mjekesia Ligjore dhe hetuesia.

Ibrahim Berisha nga Prokuroria në Prishtinë, ka thënë që rasti tashmë ka kaluar tek Prokuroria e Pejës.

Por këta të fundit, e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ata thonë, që deri mërkurën, nuk a kanë pranuar lenden.

E ndjera, është varrosur të mërkurën në mesditë në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut.

Ajo pas vetës ka lënë bashkëshortin dhe dy vajza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme